Vuçiq: Pas dy-tri ditësh pres të takohem me Kurtin në Bruksel

Beograd, 24 tetor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret që pas dy-tri ditësh të shkojë në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka thënë se nuk mund të japë më shumë informacione rreth këtij takimi, sepse kështu janë marrë vesh me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, dhe përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Agjenda është në përputhje me atë që është diskutuar me ‘pesëshen e madhe’. Nuk mund të flas për këtë, sepse marrëveshja është e tillë. Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. Detyrë e jona është ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga dëmtimi i interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se ai nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij për  Kosovën, para se  

“A do të ndryshojë qëndrimin e fuqive të mëdha? Jo, nuk do ta ndryshojë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka komentuar edhe paraqitjen e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.  Ai ka thënë se Serbia “nuk mund të ndryshojë asgjë përveç se përpiqet të thotë të vërtetën”.

“Kryeministrja Bërnabiq bëri një punë të mirë dhe reagoi mirë. Ajo dha një përgjigje shumë të mir”, është shprehur Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 14 shtator,10 ditë para sulmit terrorist të serbëve në Pjesën veriore të Kosovës.

Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë thënë se ky sulm, i organizuar dhe i mbështetur nga shteti i Serbisë, e ka ndërruar thelbësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian.

(r.m.)