Beograd, 2 mars 2024 – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e akuzoi Perëndimin se ndaj Serbisë po bën presion për ta njohur shtetin e Kosovës.
Sipas tij, Perëndimi do ta shtojë presionin ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Do të rritet trysnia mbi Serbinë, por jo edhe mbi Kurtin. Atij do t’i bëhet trysni vetëm sa të mos krijohet një situautë kur Serbia duhet të reagojë, e këtë nuk e duam as ne”, tha ai të shtunën, në një konferencë shtypi, në Beograd.
Vuçiq tha se në presionin për njohjen e Kosovës përfshihet edhe kërkesa që Serbia të heq dorë nga mbështetja për Republikën Serbe në Bosnjë e Herecegovinë. Sipas tij, zhvillimet në Ukrainë nuk po rrjedhin sipas pritjeve të Perëndimit dhe Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent.
Presidenti serb tha se Perëndimi po bën presion mbi Serbinë edhe për t’i vendosur sanksione Rusisë dhe për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian. Ai nuk tha nëse Serbia do ta bëjë këtë, por integrimin e Serbisë në BE e cilësoi si “qëllim strategjik”.
“Qartë ka pasoja në rast të mosharmonizimit me qëndrimet e BE-së pasi është kërkesë themelore që një vend duhet të harmonizohet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, cutohet Vuçiq ng mediet në Serbi.
(r.m.)