Vuçiq: Serbia do të përballet me presion më të madh, për shkak të krizës së Ukrainës

Monako, 21 shkurt 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se druan që kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë të tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Gjithë kjo që po ndodh do ta cenojë sigurinë politike të botës dhe gjithë ajo që ekemi ditur deri dje, tashmë nuk e dijmë”, është shprehur ai.

Vuçiq ka thënë se Serbia do të përballet me më shumësfida dhe me presion më të madh për shkak të krizës së Ukrainës.

“Zhvillimet rreth Ukrainës e vënë Serbinë përballë shumë sfidave dhe presioneve politike, kurse tani, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, që të nënshkruajë dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luhanskut, presionet (ndaj Serbisë) do të jenë më të forta se kurdoherë”, është shprehur Vuçiq.

“Do të përballemi me presione shtesë për çështjen e marëdhënievenë rajon, sepse pasi nuk mund t’i përgjigjen dikujt qëështë më i fortë se ne, do të na godasin neve.

Megjithatë, ai është përpjekur të përcjellë tone optimiste, duke cilësuar Serbinë si të paanshme në krizën e Ukrainës.

“Përcaktimi ynë për paqe duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe me e fortë”, është shprehur  ai.

Presidenti serb i ka bërë këto komente në Monaco, ku është takuar mePresidentin e Francës, Emmanuel Macron, ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar trupat ruse që të hyjnë në rajonet e kontrolluara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar se përshkallëzimi ushtarak në Ukrainë do të ketë pasoja masive për Rusinë.

(r.m.)