Vuçiq: Serbia e ka thënë fjalën e saj për propozimin franko-gjerman

Paris, 10 nëntor 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia e ka thënë fjalën e saj për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiq e ka bërë këtë deklaratë të enjten, në Paris, pas takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ai ka thënë se Presidentit Macron i ka thënë se “fjala serbe do të thotë shumë më tepër se nënshkrimi i diçkaje”.

Vuçiq ka thënë se presidenti francez ka paraqitur propozime për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, ndërsa ai ka thënë se “serbët kanë thënë qartë se cilat janë kërkesat e tyre për t’u kthyer në institucione”.

“Jemi shumë larg nga kjo”, është shprehur Vuçiq, duke shtuar se nuk mund të fliste për detajet e bisedës.

Vuçiq ka thënë se nuk beson se në Paris do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, siç ishte paralajmëruar. Ai ka pohuar se ky takim mund të ndodhte, por ka shtuar se tani nuk beson se mund të realzohet.

Vuçiq ka thënë se me Presidentin Macron ka folur edhe për, siç është shprehur, “zhgënjimet e popullit serb”, si edhe për perspektivën evropiane të Serbisë dhe për marrëdhëniet e bashkëpunimin midis Francës e Serbisë.

“Macron është president i një vendi të madh, unë jam president i një vendi krenar që për mua është vendi më i bukur. [Presidentin Macron] e konsideoj si një mik të sinqertë. Më duket se edhe ai më respekton që nuk gënjej, që e them të vërtetën dhe që jam i hapur”, ka thënë Vuçiq, citon gazeta “Danas”.

Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit francez.

(r.m.)