Beograd, 6 shtator 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai nuk ka vendosur ende nëse do ta pranojë ose jo ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në samitin e BRICS-it në tetor.
Vuçiq nuk ka treguar se do ta pranojë apo do ta refuzojë ftesën e Putinit, por atë e ka cilësuar si ftesë të rëndësishme.
“Nuk ka dyshim se është ftesë e rëndësishme, siç kemi organizuar më herët vizita të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq,
Por, ai ka theksuar se Serrbia nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusiunë dhe me Kinën, pavarësisht aspiratës për integrim të Bashkimin Evropian.
“Serbia është në rrugën evropiane, por ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miqtë e saj tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne duam t’i ruajmë këto miqësi, teksa zotohemi për një të ardhme ndryshe”, është shprehur Vuçiq.
Presidenti rus Vladimir Putin u bëri ftesë Vuçiqit për pjesëmarrje në BRICS gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Lindor që u mbajt më 4 shtator në Vlladivostok.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili u takua në Vlladivostok me presidentin e Rusisë, tha se Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe nuk do të vë sanksione ndaj Rusisë derisa të udhëhiqet nga Vuçiqi.
Samiti i BRICS-it, ku bëjnë pjesë Rusia, Kinba, India, Brazili dhe Afrika e Jugut, do të mbahet prej 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit.
(r.m.)