Vuçiq: “Situata është e vështirë dhe nuk besoj se do të bëhet më e lehtë”

Bruksel, 26 tetor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u është drejtuar qytetarëve të Serbisë të enjten në mbrëmje, pas takimeve me zyrtarë evropianë në Bruksel.

Vuçiq nuk ka folur për detaje të takimit, por nga ajo çfarë ka thënë kuptohet se një ndër temat e takimit ka qenë anëtarësimi i Kosovës në OKB. Dhe ai ka theksuar se Serbia nuk mund ta pranojë këtë.

“Sa herë që i referoheni Kartës së OKB-së, Rezolutës së OKB-së, siç e shihni në rastin e Izraelit dhe Palestinës, të gjithë i referohen OKB-së. Por kur është fjala për Serbinë, ata duan ta shmangin OKB-në dhe Kartën e OKB-së. Prandaj pozita e Serbisë është e vështirë dhe nuk mendoj se do të jetë më e lehtë në të ardhmen. Ne do të luftojmë për mbijetesë, ne i përmbahemi Rezolutës 1244 dhe e respektojmë të drejtën ndërkombëtar”, ka thënë ai, transmeton Danas.

Vuçiq e ka quajtur “bazë të mirë për të ardhmen” dokumentin e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Ai ka thënë se ai dokument ka të bëjë ekskluzivisht formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por nuk ka folur për përmbajtjen e tij.

“Ai dokument ka të bëjë ekskluzivisht formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Nuk mund të flas për detajet, sepse kështu jemi marrë vesh. Është një bazë solide dhe ne jemi gati të punojmë dhe të fillojmë ta zbatojmë menjëherë. Jemi gati dhe e dimë se cilat janë detyrimet tona, nga pullat e deri te targat. Jemi shumë pranë një marrëveshjeje për energjinë. Ne po punojmë për atë çështje dhe po mundohemi të veprojmë me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka lënë të kuptohet se në takimin me autoritetet evropiane është  biseduar edhe për sulmin terrorist serb në pjesën veriore të Kosovës.

“Situata është e vështirë dhe nuk besoj se do të bëhet më e lehtë, por ne duhet t’i përmbahemi parimeve tona”, theksoi Vuçiq dhe theksoi se askush nuk ka vendosur sanksione ndaj Serbisë. Unë flas me një ton shumë më të qetë para jush sesa insistoj në qëndrimet e Serbisë përballë tyre – shtoi presidenti i Serbisë.

Siç shpjegoi ai, kur dikush është serioz, nuk mund të marrë vendime në emër të BE-së apo SHBA-së.

“Nuk më keni dëgjuar kurrë të bëj thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Prishtinës apo Sarajevës”. Nuk e kam bërë kurrë këtë. Së pari, sepse unë jam një burrë i denjë. Dhe nga ana tjetër, kur merren vendimet për sanksione, atëherë hyhet në një atmosferë të keqe nga e cila nuk është e lehtë të dalësh”, tha Vuçiq.

Presidenti i tha një gazetari të huaj që filloi të bërtiste gjatë konferencës për shtyp se nuk kishte nevojë të ngrinte zërin.

“Situata është e vështirë dhe nuk besoj se do të bëhet më e lehtë, por ne duhet t’u përmbahemi parimeve tona”, ka theksuar Vuçiq.

Por, ai ka theksuar gjithashtu se Serbisë nuk i janë vendosur sanksione dhe për këtë ia ka lënë meritat vetes.

“Unë flas me një ton shumë më të qetë para jush se sa insistoj para tyre në qëndrimet e Serbisë përballë tyre”, është shprehur ai.

“Mra nuk më keni dëgjuar kurrë të bëj thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Prishtinës apo Sarajevës. Nuk e kam bërë kurrë këtë. Së pari, sepse unë jam njeri i matur. Nga ana tjetër, kur merren vendimet për sanksione, atëherë hyhet në një atmosferë të keqe nga e cila nuk është e lehtë të dalësh”, ka thënë ai.

Vuçiq i është përgjigjur negativisht, madje me nervozizëm, një gazetari që e ka pyetur nëse do të nënshkruajë një marrëveshje që përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Gjithçka që kemi nënshkruar tashmë, dhe kjjo është Marrëveshja e Brukselit, duhet të zbatohet. Ajo është nënshkruar nga të dyja palët, si edhe nga pala e tretë, përfaqësuesit e BE-së. Ajo është nënshkruar dhe duhet të përmbushet, por nuk është bërë për gati 11 vjet. Që në fillim thashë se jemi gati të përmbushim gjithçka, përveç gjërave që do të na çojnë në njohjen de facto ose de jure të të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës. E thashë këtë dhe e përsërita tri herë sonte. Nuk ka nevojë të bëni zhurmë”, është shprehur ai.

“Do t’i tregojmë Gjithë botës se kush sillet me seriozitet e me përgjegjësi dhe kush e meriton besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vuçiq.

Dhe prapë është kthyer te çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është e qartë se kush nuk dëshiron të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të përmbushë marrëveshjet e arritura 10 vjet më parë”, ka thënë Vuçiq.

(r.m.)