Vuçiq tha se do ta vizitojë në Kosovë, tha se nuk ka nevojë ta pyesë Kurtin

Bruksel, 14 shtator 2023 – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se së shpejti do të vijë në Kosovë.

Këtë ia ka thënë gazetarit të Televizionit Klan Kosova, Gazmend Sylës, pas përfundimit të konferencës për media, në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Meqë nuk ka pranuar pyetje shtesë, pas insistimit të gazetarit Syla, Vuçiq e ka ftuar të shkojë në Serbi ku, siç ka tënë, do t’i përgjigjej në të gjitha pyetjet.

“Katër pyetje m’i ke parashtruar. Eja në Beograd, te unë, dhe do të të përgjigjem për gjithçka”, ”, i ka thënë Vuçiq gazetarit Syla.

“Eja në Prishtinë dhe ne do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia ka kthyer Syla.

Duke iu kundërpërgjigjur, Vuçiq ka thënë se ai do të vijë në Graçanicë së shpejti.

“Sapo të ma jepni atë leje demokratike, do të vij në Graçanicë e pastaj edhe në Prishtinë”,  ka thënë Vuçiq.

“A e keni pyetur Kurtin për këtë?”, e ka pyetur Syla.

“S’kam pse e pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do të më takojë atjë”, është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

(r.m.)