Pekin, 17 tetor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të martën se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road” ka zhvilluar “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai ka thënë se ka parë që Putini, siç është shprehur, “po shpërthente nga vetëbesimi”.
Vuçiq ka thënë se ai dhe Putin nuk kanë pasur takim të veçantë bilateral, për shkak se presidenti rusk a pasur një takim të rëndësishëm me presidentin kinez, Xi Jinpin.
“E kam parë Presidentin Putin. Nuk kemi pasur takim bilateral. Kemi biseduar shkurt. Ai e kishte një takim të rëndësishëm me Xi”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Pink”, në Pekin, ku po merr pjesë në forumin ekonomik e politik ndërkombëtar “Belt and Road”.
“E kam parë se ai (Putini) po shpërthente nga vetëbesimi”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se presidenti rusk a zhvilluar bisedime tëgjatë me presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
President i Serbisë ka thënë se edhe ai ka biseduar me Kryeministrin e Hungarisë. Ai ka thënë se një prej temave të bisedës ka qenë edhe mbledhja e ardhshme e Këshillit të Evropës, të cilën e ka quajtur “të rëndësishme” për Serbinë.
Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar si “mik personal” Presidentin e Kinës,Xi Jinpin. Në diçiturën e fotografusë së përbashkët të pjesëmarrësve të forumit, ai ka shfaqur shpresën se presidenti kinez do ta vizitojë së shpejti Serbinë.
“Fotografi vepanërisht e dashur me Presidentin e RP të Kinës, Xi Jinpin, dhe me të ftuarit tjerë. Mikritja kineze është e njohur gjithandej, kurse miqësitë personale janë privilegj i veçantë. Prandaj shpresoj se së shpejti do të kemi përsëri nderin ta mirëpresin në Serbi mikun tonë të dashur, Presidentin Xi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
(r.m.)