Vuçiqi: Dëshiroj të besoj në ndonjë mrekulli për zgjidhje kompromisi

Bruksel, 18 gusht 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar opinionit publik serb nga Brukseli me një video-regjistrim në profilin e tij në Instagram.

“Nuk mund të them se (takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtn) përfundoi me sukses, por përmbahem nga çfarëdo komenti, sepse shpresoj dhe dëshiroj të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli, të arrijmë zgjidhje kompromisi në ditët në vijim”, ka thënë ai, citon B92.

Vuçiq ka thwnw se ai do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet dhe ka paralajmëruar se në 48 orët e ardhshme do t’i drejtohet publikut serb “me të gjitha faktet”.

“Gjatë 48 orëve të ardhshme do të do t’ju drejtohem me të gjitha faktet. Luftojmë për vendin tonë. Mezi pres të kthehem në Serbinë tonë. Rroftë Serbia”, është shprehur Vuçiq në video-regjitrimin e tij.

https://www.instagram.com/p/ChaKoPPDzTS/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

(r.m.)