Vuçiqi ka biseduar me ambasadorin rus në Beograd për situatën në Kosovë

Beograd, 22 gusht 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

Siç ka bërë të ditur vetë Vuçiq, temë qendrore e takimit ka qenë Kosova dhe çështja e Urës së Ibrit, në Mitrovicë. 

“Temë e veçantë e diskutimit ishte situata në Kosovë e Metohi dhe shpreha shqetësimin e thellë për pasojat e mundshme të hapjes me forcë të urës në Ibër, si dhe për aktivitetet tjera të planifikuara nga regjimi i Prishtinës, të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë e Metohi”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në “Instagram”. 

Vuçiq ka thënë se e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Përsërita mirënjohjen time ndaj Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244, si garancinë e vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq.

(r.m.)