Beograd, 4 prill 2022 – Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi që u mbajtën të dielën, më 3 prill.
“Sipas rezultateve tona, lista ‘Së bashku mundemi gjithçka’ i ka fituar 44 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare”, tha Vuçiq, të dielën në orët e vona.
Vuçiqtha se ai dhe partia e tij i kanë fituar këto zgjedhje, ndonëse, sipas tij, disa vota i ka humbur për shkak të krizës në luftës në Ukrainë.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, Vuçiq i ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.
Sipas IPSOS/CeSid, në bazë të 62.5 për qind të votave të përpunuara, lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota edhe në zgjedhjet parlamentare, 43.6 për qind.
Koalicioni opozitar “Të bashkuar për fitore” që pritet të dalë partia e dytë parlamentare i ka fituar 12.9 për qind të votave.
Në vendin e tretë renditet Partia Socialiste e Serbisë, e cila i ka fituar 11.6 për qind të votave.
Koalicioni “NADA” pritet t’i fitojë 5.4 për qind të votave, koalicioni “Ne duhet” 4.3 për qind, “Dveri” 4 për qind dhe “Zavetnici” 3.9 për qind të votave.
(r.m.)