Xhaçka: Ballkani Perëndimor të përfshihet në Konceptin Strategjik të NATO-s

Riga (Letoni), 1 dhjetor 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në formatin e ministrave të punëve të jashtme, që po mbahet në Riga, në Letoni.

Ministrja Xhaçka, në fjalën e saj, bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të Konceptit Strategjik të NATO-s dhe theksoi rwndwsinw e pwrfshirjes sw rajonit  nw Konceptin Strategjik tw aleancws pwr vitin e ardhshwm.

“Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO. Por, sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara, duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022, duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjitha atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euro-atlantik, duke nxitur ndasi e destabilitet, përmes taktikave hibride”, tha mes të tjerash ajo.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate trajtuan çështje me rëndësi për sigurinë euro-atlantike, duke bërë një vlerësim të mjedisit të sigurisë, përfshirë situatën në kufijtë e Polonisë, Lituanisë e Letonisë me Bjellorusinë.

Ministrat e vendeve aleate trajtuan edhe përforcimet ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën.

Në takim po marrin pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

(r.m.)