Xhaçka: NATO t’i hapë dyert edhe për Kosovën

Berlin, 15 maj 2022 – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se Aleanca Veriatlantike duhet të jetë e hapur për pranimin e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Ajo ka thënë se pranimi i Kosovës në këtë organizatë do të jetë kontribut për sigurinë në mbarë Evropën.

“NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi”, ka thënë Xhaçka në takimin e ministrave të jashtëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në Berlin, citon “A2Neës”.

Ministrja Xhaçka ka thënë se Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në NATO dhe po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.

Takimi i  ministrave të jashtëm u fokusua në zhvillimet në Ukrain,  pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës për sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe në konceptin strategjik të Aleancës.

Ky takim i parapriu samitit të NATO që do të mbahet në fund të muajit qershor, në Madrid.

(r.m.)

One Response to “Xhaçka: NATO t’i hapë dyert edhe për Kosovën”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    Nga mosberja asgje per Kosoven nga qeveritaret e Pepublikes se Kosoves, po hidhen gjitha nivelet qeveritare, madje, edhe publicistet e shkrimtaret ne sulme,shaje e ofendime te Qeverise shqiptare,duke filluar nga Kryeminsitri Edi Rama e deri te te gjithe ministrat e kabinetit Rama.Ja Xhaçka edhe nje deshmi konkrete per moskalimin pa permendur Kosoven ne gjitha takimet e bisedat nderkombetare.