Përballë agresionit të pritshëm të Rusisë, Tirana theksoi mbrojtjen e integritetit të shtetit të kërcënuar të Ukrainës
Knid Ndrenika
Shqipëria shprehu shqetësim për gjendjen në Ukrainë duke përdorur rrjetin shoqëror tuiter nëpërmjet ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ministrja Xhaçka shkruajti në tuiter se në këtë situatë të vështirë Shqipëria riafirmon edhe një herë mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Përballë agresionit të pritshëm kundër shtetit të kërcënuar të Ukrainës, ministrja Xhaçka shtoi se Shqipëria ripërtërin thirrjen që Rusia të depërshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.
Të shtunën e 12 shkurtit Shqipëria u bëri thirje shtetasve të saj që jetojnë në Ukrainë të largoheshin menjëherë dhe të tjerë të mos shkonin në Ukrainë.
Për zhvillimet me Ukrainën, Shqipëria u ftua në 5 shkurt nga Uashingtoni për të qenë bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara që sipas kryeministrit Edi Rama do të thotë “bashkautorësi” për çdo projekt paqeje.
“Përgjegjësi e re dhe shumë e madhe. Konfirmim i një Shqipërie që vlerësohet për katakterin, qëndrueshmërinë, aftësinë, promovon paqen, sigurinë, në një pozicion të spikatur në rajonin tonë”-tha ai.
Zoti Rama ndërkaq nisi vizitën katërditore në Shtetet e Bashkuara lku takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkara dhe merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë si anëtare jo e përhershme.