Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj, theksoi se Vettingu është bazamenti i Reformës në Drejtësi.
Gjatë fjalës së tij Xhafaj tha se Vettingu është një zgjidhje Kushtetuese e dakordësuar nga të gjitha palët në vend, ndërsa u shpreh i pakëqnaur për ecurinë e KPK-së.
Ndërsa shtoi se duhet bërë një analizë e plotë e situatës duke shtuar përgjegjësi mbetet vendimmarrja që i jep legjitimitet vazhdimit të këtij procesi.
“Çështja që vjen sot këtu shtron për zgjidhje vazhdimin e procesit të Vettingut përmes KPK-së dhe Komisionerit Publik dhe çështjen e afateve të kësaj veprimtarie. Kushtetuta sot që flasim e ka zgjidhjen, ligjvënësi e ka parashikuar edhe opsionin kur do të përfundonte afati. Për një moment dikush mund të ketë argumente të forta, por si mund të mos jetë i përfshirë Euralis. Euralis është misioni që ka insistuar që nga fillimi për Reformën në Drejtësi. Do të duhet të shprehet edhe për shkak se ka qenë në fillimin e këtij procesi. Do të duhet të jetë këtu të dëgjohet të japë komentet e veta. Euralis ka qenë ndër të tjera pjesë e këtij procesi. Nuk besoj se është më domosdoshmëri të bëjmë dy diskutime, një në parim dhe një nen për nen, por të bëjmë një proces që të mos jetë formal sepse është i rëndësishëm për besueshmërinë e publikut. Ftoj kolegët që të mos e shohin si një proces formal, teknik, por si një proces vlerësimi dhe vendimmarrje që garanton standardet e këtij procesi edhe në vazhdim dhe që jep mundësi që atë konsensus që kishte në momentit e miratimin ta mund ta marrë në vijim me miratim e këtij amendamenti që po duam ta miratojmë”, tha ai, nërsa shtoi: “Është e domosdoshme që të ndërtojmë një analizë se cilat janë problemet dhe faktorët që kanë çuar në vonesën e procesit të Vettingut”.BW