Yulia Navalnaya: Do të mundohem të të bëj të lumtur e krenar edhe atje

Gruaja e Navalnyt, Yulia, dhe dy fëmijët e tij, nuk kanë marrë pjesë në ceremioninë e varrimit. Aktualisht ata gjenden jashtë dhe nuk janë kthyer në Rusi nga frika se do të ahtypen nga Kremlini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yulia e ka falënderuar atë për “26 vjet të lumturisë absolute”.

“Për dashurinë, për mbështetjen që ma ke dhënë gjithmonë, për shkak se më ke bërë për të qeshur madje edhe nga burgu, për faktin se ti gjithmonë ke menduar për mua. Nuk e di se si do të jetoj pa ty, por do të mundohem të të bëj të lumtur e krenar edhe atje. Nuk e di nëse do të mund të duroj, por do të mundohem. Një ditë do të takohemi”, ka thënë Navalnaya në një videomesazh në platformën X.

Ajo ka publikuar edhe një galeri fotografish dhe fragmentesh nga vidoregjistrimet gjatë jetës së tyre bashkëshortore dhe aktiviteteve opozitare.

Alexei Navalny është varrosur dy javë pasi nga autoritetet njoftuan për vdekjen e tij në burgun ku po e vuante dënimin prej 19 vjetësh burgim.

(r.m.)