Yuri Kim: Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh

Tiranë, 18 tetor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka shkruar njëdedikim për ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Colin Powell, i cili vdiq nga COVID-19.

 Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim e kacilësuar z. Powell si “mishërim i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën shërbimit për atdheun dhe për të tjerët.

Ajo shkruan se Powell do t’i jepte këshillat më të mira Presidentit që ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje në çfarëdo sfide që dilte përpara.

Ambasadorja Kim ka kujtuar kohën kur ajo ka punuar në sekretarinë e z.Powell, duke theksuar se Powell gjente kohën për t’i inkurajuar ata që e rrethonin pavarësisht angazhimeve që i kishte.

Postimi i ambasadores Yuri Kim:

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Çfarëdo sfide që kishte, të cilat ishin të shumta, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël atyre që e rrethonin, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U prehtë në paqe!

(r.m.)