Tiranë, 7 dhjetor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar vizitën e zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, në Tiranë, të mërkurën, më 9 dhjetor.
Ambasadorja Kim, ktrahas axhendës së vizitës së diplomatit të lartë amerikan në Tiranë, ka shkruar se gjatë vizitës në Tiranë Escobar do të shprehë edhe vendosmërinë e SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkueshmërisë.
“Siç përshkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu për vendosmërinë e SHBA-së për të luftuar: korrupsionin, mosndëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ambasadorja Kim, ndër të tjera.
2/2 …stronger defense cooperation, opportunities for trade & investment. As outlined in President Biden’s Executive Orders, Escobar will also discuss U.S. determination to fight: corruption, impunity, and efforts to undermine democracy in the Western Balkans.
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) December 7, 2021
Ambasada e SHBA-së e publikoi të hënën axhendën e vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, në Tiranë.
Escobar, i cili është i Dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me udhëheqës të tjerë.
(r.m.)