Tiranë, 22 nëntor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shikojnë nga e ardhmja dhe nga e shkuara.
“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Shefja e misionit diplomatic amerikan në Shqipëri e ka përcjellë këtë mesazh mesazh nga Tropoja, ku ka shkuar për të ngrënë darkën e Falënderimeve, bashkë me fëmijë të këtij qyteti.
Kim ka bërë të ditur se këtë premtim ua kishte bërë fëmijëve në Tropojë, gjatë vizitës së saj të parë, në muajin maj. Ajo ka thënë se në Tropojë është ndjerë sikur të ishte në shtëpi.
“Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të ‘kthehem në shtëpi’ në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve.
“Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, ka shkruar ajo në fund të mesazhit.
Postimi i plotë i ambasadores Kim:
E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve.
Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj.
Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @glow_club_tropoje . SHBA është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën!
Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!
(r.m.)