Tiranë, 8 janar 2022 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, lidhur me tensionet në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Ambasadorja Kim u ka bërë thirrje organizatirëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe ka paralajmëruar se nxitësit e dhunës do të mbahen përgjegjës.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, shkruan ambasadorja Kim.
The U.S. is deeply concerned with rising tensions at the Democratic Party headquarters building and protestors' use of force. We call on protest organizers to reject violence and exercise calm. Those inciting violence or undermining the rule of law will be held accountable.
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) January 8, 2022
(r.m.)