Tiranë, 16 prill 2021 – Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, e kacilësuar si “vizitë frymësuese” vizitën që ka bërë të enjten në Vlorë dhe në Fier.
“Sa më shumë vende që vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë!”, ka shkruar ajo në profilin e ambasadës në Facebook.
Ambasadororja Kim ka treguar se asaj i kanë lënë shumë përshtypje të rinjtë me të cilët është takuar, me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e votës së lirë dhe ka mësuar se cilat janë shqetësimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.
Ambasadorja amerikane e ka vizituar edhe fshatin Risili, ku po bëhet rinovimi i qendrës së mjekësisë familjare, me mbështetjen e SHBA-së.
Ajo ka postuar disa foto nga takimet që ka zhvilluar me banorë të Risilit.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
| “Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor. Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e “! Ambasadorja e SHBA Yuri Kim
| “Inspiring visit to Vlora, Risili & Fieri. Civil society leaders told me how they had overcome challenges of Covid to continue their work. I saw how is helping to renovate a clinic in Risili so that villagers can have health care. Impressed by young people who discussed how they plan to exercise their right to vote for the first time in their lives, what their concerns are, and what they hope for the future of their country. The more places I visit, the more people I meet, the more I !” -U.S. Ambassador Yuri Kim
(r.m.)