Yuri Kim: Zgjedhja e anëtarëve të KED i hap rrugë kompletimit të Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 4 dhjetor 2021 – Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e ka mirëpritur zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Në një postim në “Twitter”, Kim ka shkruar se kjo i hap rrugë kompletimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

Ajo i ka inkurajuar të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara mereformat nëdrejtësi pavarësisht nga pengesat që mund të shfaqen.

“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave për të zbatuar reformën në drejtësi”, shkruan  Kim.

Kim

(r.m.)