Zaev ka një mesazh për liderët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës

Beograd, 9 gusht 2021 – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Zaev, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është “shprehje e vullnetit të fortë politik” të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai ka thënë se liderët e gtri vendeve që nuk  e kanë përkrahurkëtë nismë duhet të shikojnë drejt të ardhmes.

“Tri kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga kjo perspektive. Së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe kombet tona e dinë se si dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë. Ky është mesazhi im për udhëheqësit e Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi”, ka thënë Zaev.

“Sa më mirë t’i shohim këto perspektiva të përbashkëta, aq më mirë për popujt tanë,” ka theksuar ai.

Sipas kryeministrit maqedonas, qëllim i nismës “Ballkani i hapur” është që njerëzit të kenë përfitime ekonomike të drejtpërdrejta nga kjo nuismë. Sipas tij, qytetarët e këtyre vendeve do t’i ndjejnë shumë shpejt këto përfitime.

 (r.m.)