Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me Ursula von de Layen, tha se në këtë takim do të nënshkruhet memoandum prej 2.6 milionë euro, ndërsa që nga pandemia janë ndarë 260 milionë euro.
Ai tha se në takimin ka biseduar për procesin e vendit për integrim në BE.
“Vizita e kryetares së komisnitë të KE-së, është pjesë e takimeve të saj në rajon. NË takim në Qeveri kam shprehur dëshirën se liderët e BE-së, do ta riafrimojnë deklaratën në Bërdo Kranj, për përpjekje për zgjerim. Bllokada nuk është imperativ. Çdo vazhdim i bllokimeve i inkurajon forcat që janë kundër integrimeve”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Sipas tij, bllokimi kërcënoi besimin ndaj BE-së, ndërsa shtoi se vendi ka bërë reformat dhe hapat e nevojshme dhe pret që Bullgaria ta zhbllokojë procesin dhe të fillohet me bisedimet.
“Në do t’i intensifikojmë bisedimet për të gjetur zgjedhje. Por çështjet identitare nuk mund të jenë pjesë e bisedimeve. Jemi të lumtur se nga Bullgaria vijnë sinjale inkurajuese për këtë çështje”, tha mes tjerash Zaev, përcjell SHENJA./lajmpress