Zelenskiy refuzon ftesën për bisedime me Rusinë në Bjellorusi

Moskë /Kiev, 27 shkurt 2022 – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka thënë se një delegacion rus ka arritur në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, gjoja për bisedime me njëdelegacion të Ukrainës, raporton Euronews.

“Në bazë të marrëveshjes, delegacioni rus qëpërbëhet nga përfaqësues të ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes si edhe të agjencive tjera, përfshirë administratën e Presidentit, ka arritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën”, ka thënë Peskov.

“Ne do të jemi të gatshëm të fillojmë bisedimet në Gomel”, ka thënë ai.

Mirëpo, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka refuzuar që bisedimet të zhvillohen në Bjellorusi. Ai ka thënë se bisedimet në Minsk do të mund të zhvilloheshin nëse Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nga territori i Bjellorusisë.

Megjithatë, ai e ka lënë të hapur mundësinë për negociata në ndonjë vend tjetër.

“Natyrisht se ne duam paqe, ne duam të takohemi, ne duam që lufta të marrë fund. Varshavën, Bratislavën, Budapestin, Stambollin, Bakunë, ne ua kemi propozuar këto vende rusëve”, ka thënë ai.

“Neve na përshtatet secili qytet tjetër nga i cili nuk janë lansuar raketa kundër nesh. Kjo është mënyra e vetme që negociatat të jenë të sinqerta dhe që mund t’i japin fund luftës”, ka thënë Zelenskiy.

(r.m.)