Kiev, 14 shkurt 2022 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në NATO, përkundër kundërshtimit të Rusisë dhe skepticizmit të disa liderëve të Perëndimit.
“Shumë gazetarë dhe liderë po e lënë të kuptohet se Ukraina, që të mos rrezikohet, mund të mos e ngre në mënyrë të vazhdueshme çështjen e anëtarësimit të saj të afërt në aleancë, pasi ka rreziqe që kjo të nxisë reagimin e Federatës Ruse. Mirëpo, unë besoj se duhet të ecim në rrugën që e kemi zgjedhur”, ka thë Zelensky, në konferencën e përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz, të hënën, në Kiev.
Kjo deklaratë vjen pasi ambasadori i Ukrainës në Britani të Madhe tërhoqi deklaratën e tij lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Ambasadori ukrainas i kishte thënë BBC-së se Ukraina është e gatshme të jetë më fleksibile në planet e e saj për anëtarësim në NATO.
(r. m.)