Zelensky zgjidhet Personalitet i Vitit nga revista “Time”

Londër, 7 dhjt 2022 – Revista “Time” e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Personalitet të Vitit, për guximin e tij në drejtimin e popullit të Ukrainës në mbrojtje të vendit nga agresioni rus.

Kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal, tha se Personalitet i Vitit, bashkë me Zelenskyn, janë përzgjedhur edhe personat që simbolizuan “shpirtin e Ukrainës”.

“Për të dëshmuar se guximi mund të jetë po aq ngjitës sa frika, për drejtimin e popullit dhe për bashkimin e tyre në mbrojtje të lirisë, për përkujtimin se demokracia është e brishtë, Volodymyr Zelensky dhe shpirti i Ukrainës zgjidhen Persona të Vitit për vitit 2022”, tha ai.

“Pavarësisht nëse beteja për Ukrainën i jep dikujt shpresë apo frikë, bota marshoi në ritmin e Zelenskyt më 2022”, tha ai.

Zelensky ka punuar pa pushim që kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, duke e frymëzuar rezistencën e vendit të tij dhe duke fituar mbështetje ndërkombëtare për vendin e tij.

Revista “Time” nderoi edhe persona që e përfaqësojnë “shpirtin e Ukrainës”. Këtu u përfshin inxhinieri Oleg Kutkov, i cili ndihmoi që Ukraina të vazhdonte të ishte e lidhur me botën, Olgea Rudenko, redaktore në “Independent Kyiv” dhe kirurgu britanik, David Nott.

Përzgjedhja e Personalitetit të Vitit nga revista “Time” ka nxitur debate dhe shpesh edhe kundërthënie. Më 2021, Personalitet i Vitit u shpall Elon Musk, njeriu më i pasur në botë. Një vit  më parë, më 2020, ishin zgjedhur Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala Harris.

(r.m.)