Zelenskyy: Forcat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll Çernobilin

Kiev, 24 shkurt 2022 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zenenskyy, ka thënë se forcat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll centralin bërthamor të Chernobil.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Chernobilin, Centralin Bërthamor. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

“Kjo është një deklaratë lufte kundër gjithë Evropës”, ka theksuar ai.

Zelenskyy ka thënë se forcat ukrainase  janë duke luftuar për të parandaluar marrjen e Çernobilit nga forcat ruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelenskyt, duke paralajmëruar agresioni rus në Ukrainë “mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Chernobil”, ka shkruar ministria në Twitter.

“Nëse Rusia vazhdon luftën, Chernobil mund të ndodhë sërish në vitin 2022”, ka shtuar kjo ministri.

Centrali i Çernobilit gjendet 130 kilometra në veri të Kievit. Njëri nga reaktorët e centralit kishte shpërthyer në vitin 1986, duke shkaktuar ndotje radioactive në mbarë Europën.

Reaktori që kishte pësuar havari është i mbuluar me shtresë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin radioaktiv.

Ndërkohë trupat ruse kanë sulmuar me raketa nga ajridhe nga toka magazine dhe pozicione të ushtrisë ukrainase, si edhe disa vendbanime. Raportimet nga Kievi flasin për dhjetra ushtarë e civilë të vrarë e të plagosur, si edhe për dëma tëmëdha materiale.

(r.m.)