Berlin, 17 mars 2022 – Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kërkoi që Gjermania të ndërmarrë hapa konkretë për të ndërprerë vuajtjet e popullit ukrainas.
“Njerëzit në Ukrainë duan të jetojnë të lirë dhe të mos i nënshtrohen një vendi tjetër”, u Zelensky, në një adresim online para deptuetëve të Bundestagut gjerman.
Në një fjalim të fuqishëm dhe emocional, Presidenti i Ukrainës tha se forcat ruse kanë sulmuar dhe po sulmojnë objektiva civile në vendin e tij – spitale, vendstrehime për fëmijë dhe godina civile. Ai e veçoi sulmin raketor ndaj një teatri në Mariupol, ku besohet se kanë qenë të strehuar me qindra njerëz.
“Të gjithë njerëzit në vendin tim, pa dallim, civilë dhe ushtarë, janë shënjestër e sulmeve ruse”, theksoi si.
Zelenskyy e kritikoi Gjermaninë se nuk ka bërë mjaft për të parandaluar luftën dhe e veçoi ndërtimin er gazsjellësit “Nord Stream 2”.
Ai kërkoi sanksione të reja kundër Rusisë, ndalimin e fluturimit të aeoplanëve ushtarakë mbi Ukrainë, mbështëetje ushtarake për ushtrinë ukrainase dhe mbështetje materiale për qytetarët. Ai theksoi se qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa ushqime, pa ujë dhe pa kushte normale për jetë.
“Ju mund t’i shihni të gjitha këto vuajtje, nëse shikoni përtej murit të krijuar në këtë vend”, theksoi Zelenskyy.
Ai i bëri thirrje Gjermanisë që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të ndihmojë në parandalimin e krimeve të trupave ruse.
“Në vendin tim nuk po mbrohet vetëm Ukraina, por edhe vlerat evropiane. Për këto vlera flasin shumë politikanë, por tani po shihet se këto janë shpesh vetëm fjalë boshe.
Në fund të fjalimit të tij dhjetëminutësh, Zelenskyy i bëri thirrje Gjermanisë dhe kancelarit Olaf Scholz që të ndihmojë luftën për rrëzimin e murit që Rusia po përpiqet ta vendosë midis Lindjes e Perëndimit, midis lirisë dhe okupimit.
“Zoti Scholz, rrëzonie këtë mur! Na mbështetni!”, theksoi ai.
Kjo thirrje e Presidentit Zelenskyy kthen në kujtesë fjalimin e ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan, para Portës së Brandenburgut, në vitin 1987, prej nga i bëhej thirrje ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për rrëzimin e Murit të Berlimit, simbolit të ndarjes midis Lindjes e Perëndimit.
Deputetët e Bundestagut gjerman u ngritën në këmbë dhe e përshëndetën me duartrokitje të gjata presidentin ukrainas, përpara dhe pas fjalimit të tij.
Kryetari i partisë CDU, Friedrich Merz, kërkoi që në Bundestag të hapet një debat për politikën e deritashme gjermane ndaj agresionit rus në Ukrainë, por kjo nuk u pranua nga shumica në Bundestag. Zëvendës-kryetarja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt, tha se është e tmerruar nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe shtoi se Gjermania do të dëshmojë solidaritetin me Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deri më tani u është drejtuar përmes video-linkut edhe Kongresit ameikan, Parlamentit britanik dhe Parlamentit kanadezë.
(Sipas DW.de)