Berlin, 27 shtator 2021 – Në Gjermani janë publikuar rezultatet paraprake zyrtare të zgjedhjeve parlamenetare që umbajtën të dielën. Sipas këtyre rezultateve, Partia Socialdemokrate (SPD) e drejtuar nga Olaf Schols ka dalë e para, 25.7 për qind të votave.
Unioni i partive konservatore CDU/CSU-së renditet i dyti, me 24.1 për qind të votave, Partia e të Gjerbërve renditet e treta me 14,8 për qind, pastaj renditen FDP-ja me 11,5 për qind dhe partia e djathtë AfD me 10.3 për qind. E majta i ka fituar vetëm 4,9 për qind të votave, duke mos e kaluar kuotën prej 5 për qind.
Sipas rezulktateve paraprake, SPD-ja do t’i ketë 209 vende në Bundestag, CDU-ja 151, CSU-ja 45 (Unioni CDU/CSU do t’I ketë së bashku 196 mandate). Të Gjelbrit do t’i kenë 118 deputetë, FDP-ja 92 dhe e AfD-ja 83.
Pas shumë kohësh, një vend në Bundestag do ta ketë edhe Shoqata e Zgjedhësve të Shlesvigut Jugor, e cila përfaqëson pakicën e danezëve dhe frizëve, pasi për të nuk vlen kuota e 5% dhe klauzola e mandateve bazë.
(r.m.)