Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: sipas exit-polleve, për qeverinë e re nevojitet një koalicion i ri

Prishtinë, 9 shkurt 2025 – Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, në të cilat morën pjesë 28 ë subjekte politike me 1.280 kandidatë për deputetë të parlamentit 120 anëtarësh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se në këto zgjedhje kanë votuar rreth 800 mijë votues ose rreth 40.04 për qind të trupit votues.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2 mijë e 297 vendvotime apo nga 90.68% e tyre nga gjithsejtë 2 mijë e 533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë votuar 40.04% apo 789 mijë e 172 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas KQZ-së dhe sipas vëzhguesve të subjekteve politike,  procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij.

Pas mbylljes së vendvotimeve, në mediet e Kosovës u publikuan disa exit-poole dhe projeksione jo shumë të ndryshme nga njëra tjetri. Sipas tyre, asnjë parti nuk do të mund ta krijojë e vetme qeverinë e re të vendit. Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e kaluara I kishte fituar 51 për qind të votave, ka pësuar një rënie prej rreth 10 për qind. Ngritje kanë shënuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurse koalicioni i udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (aak) ka shënuar një rritje simbolike.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting, e cila është kompania më kredibile për hulumtim të opinionit, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 40.3% të votave, PDK i ka fituar 21.4%, LDK 19.3%, AAK 7.2%, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Në exit-polle nuk janë përfshirë votat e diasporës, rreth 80 mijë sosh, por ato nuk pritet të bëjnë ndonjë ndryshim adikal të rezultatit të votimit në Kosovë.

Më këto shifra, Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me votë formale, kurse për krijimin e qeverisë Vetëndosjes i duhet një partner koalicioni. Sipas klimës politikëe aktuale, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta krijojë qeverinë, por këtë do të mund ta bëjnë partitë opozitare. Në këtë përfundim shpien zotimi i kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti, se nuk do të bëjë koalicion me partite opozitare, si edhe zotimi i liderëve të partive opozitare se nuk do të pranojnë të qeverisin bashkë me Vetëvendosjen e Kurtit.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është deklaruar ende lidhur me exit-polet dhe ka paralajmëruar se nuk do të prononcohet deri në përfundim të procesit të numërimit të votave, kurse partitë opozitare, ndonëse kanë dhënë projeksione të ndryshme, kanë thënë se fituese e këtyre zgjedhjeve është opozita.

Rezultatet paraprake zyrtare të subjekteve politike pritet të publikohen nga KQAZ-ja sot (e diel) rreth mesnatës, sipas kohës lokale, kurse numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të fillojë të martën. Numërimi do të bëhet në një qendër të vetme, në praninë e vëzhguesve të partive politiuker dhe të vëzhduesve të pavarur.  

Procesi i votimit në Kosovë është vëzhguar nga mijëra vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve edhe mbi 100 vëzhgues të dërguar nga Bashkimi Evropian dhe 18 vëzhgues të dërguar nga Këshilli i Evropës, të cilët e kanë vëzhguar procesin në mbi 940 qendra të votimit.

(r.m.)

 

Comment

*