Dialogu zhvillohet në kuadër të veprimtarive të përvjetorit të 100-të të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë
Knid Ndrenika,
New York/New Jersey
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ritheksuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes tyre.
Konfirmimin e dha ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka teksa merr pjesë në dialogun e partneritetit strategjik Shqipëri-Shtetet e Bashkuara që zhvillohet në Uashington.
Dialogu zhvillohet në kuadër të veprimtarive të përvjetorit të 100-të të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Zonja Xhaçka tha se janë ditë shumë intensive të dialogut strategjik SHBA- Shqipëri që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet dypalëshe.
Në tryezën e dialogut për palën amerikane janë ambasadorja në Shqipëri, Juri Kim dhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Eskobar dhe kryesohet nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.
Ndërkaq, i pranishëm në tryezë do të jetë më pas me diskutim edhe
Sekretari i Shtetit, Entëno Blinkën (Anthony Blinken).
Ministrja saktësoi tematikën bazë të dialoput të Uashingtonit me ekipet përfaqësues të të dy shteteve:
-Mbështetje për Ukrainën;
-Mbrojtja e demokracisë;
-Thellim i partneritetit tonë për çështjet e sigurisë;
-Bashkëpunim për sigurinë kibernetike;
-Forcimi i lidhjeve transatlantike;
-Përparim në rrugën e Integrimit Evropian për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor;
-Ndryshimet klimatike.
Zonja Xhaçka drejton delegacionin e Shqipërisë me praninë e zëvendësministrave të Drejtësisë, Financë-Ekonomisë, të Brendshëm, të Mbrojtjes dhe Infrastrukturës dhe Energjisë.
Paklët thonë se dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes të dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit gjeostrategjik për siguri, mbrojtje kibernetike, në Këshillin e Sigurimit, energji, transport, klimë, dixhitalizim.