Zjarr në Komisariatin e Policisë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Tiranë, 26 mars 2022 – Komesariati i Policisë Nr 5 në Kamzë, në periferi të Tiranës, është kapluar nga zjarri të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:00.

Policia bëri të ditur se në këtë zjarr e ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë. Në njoftim thuhet se tre persona janë dërguar për trajtim në spital, njëri prej të cilëve ka vdekur në spital.

Viktima dhe njëri prej të lënduarve kanë qenë persona të ndaluar në komesariat, ndërsa i lënduari tjetër është punonjës i policisë.

Viktima Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cerkezë, ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Dilaver Idrizi, 62 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ishte shoqëruar në komisariat, për shkak se pak ditë më parë e kishte hedhur bashkëshorten e tij nga ballkoni i shtëpisë. 

Punonjësi i policisë Hajredin Boja, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ishte në detyrë në kohën e shpwrthimit të zjarrit.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga djegja e batanijeve të njërës nga dhomat e paraburgimit të këtij komisariati,

Informacion mbi zjarrin e rënë në Komisariatin Nr. 5. Kamëz, të Drejtoris së Policisë Tiranë:

Sipas informacioneve të fundit marra nga Salla Operative e Drejtoris së Poklicisë Tiranë si dhe nga MZSH e Bashkisë Kamëz, konfirmohet se në orën 20.56, në dhomat e ndalimit të Komisariatit nr 5, në Kamëz, ra një zjarr i menjëhershëm.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga djegja e batanijeve të njërës dhomë.

Dhomat e paraburgimit të këtij komisariati ndodhen nën nivelin 0.

Pra Kati -1.

Menjëherë u njoftuan forcat e MZSH së Bashkisë Kamëz të cilët duke u favorizuar nga afërsia e këtij stacioni me komisariatin ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin dhe së bashku me forcat e policisë të bënin nxjerrjen nga dhomat të personave të ndaluar.

Brenda një kohe më pak se 15 minuta zjarri u shua.

Ndërkohë të ndaluarit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi së bashku me pononjësin e policies Hajredin Boja që ishte shërbim roje në turn, u dërguan menjëherë në spital për tu dhënë ndihmën e parë pasi pësuan dëmtime serioze nga asfiksimi.

– Pas kësaj konfirmohet se i ndaluari Arben Mici 27 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

– I ndaluari tjetër Dilaver Idrizi vijon të marrë ndihmën shëndetsore dhe është më I stabilizuar.

– Punonjësi i policisë Hajredin Boja është në gjendje të rënduar shëndetsore. Aktualisht ndodhet në intubim me oksigjen.

(r.m.)