Zjarret e kërcënojnë edhe Athinën, mijëra banorë evakuohen nga zonat përreth

Athinë, 12 gusht 2024 – Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës, përfshirë edhe qytezën historike Maraton, janë evakuuar të hënën, më 12 gusht, pasi një zjarr i madh po përhapet me shpejtësi, pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore për ta vënë nën kontroll, thanë autoritetet greke.

Edhe të paktën pesë komunitete të tjera, përfshirë dy spital në verilindje të Athinës, janë urdhëruar të evakuohen.

Tetë persona janë hospitalizuar pas problemeve me frymëmarrje dhe autoritetet e kanë hapur stadiumin olimpik në veri të Athinës për t’i strehuar të evakuuarit.

Kryetari i qytezës së Maratonëss, Stregios Tsirkas, tha se qyteza po ballafaqoet me një “katastrofë biblike”. Sipas transmetuesi publik grek, ERT, një vijë zjarri e gjatë 30 kilometra po shtrihet drejt Athinës.

Më shumë se 670 zjarrfikës me 183 makina dhe 32 avionë janë angazhuar për të shuar zjarret.

“Forcat e mbrojtjes civile kanë punuar gjatë gjithë natës dhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, zjarri është përhapur me shpejtësi”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis.

Një ditë më herët, ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, tha se shteti është në rrezik të lartë për shkak të temperaturave të larta, erërave të fuqishme dhe thatësirës së madhe.

Shkatërrimet nga zjarri sjellin në kujtesë zjarrin e korrikut të vitit 2018 në Mati, kur vdiqën 104 persona.

(r.m.)