Parku Kombëtar i Llogarasë rrezikohet të përfshihet nga zjarri. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se zjarri në malin sipër fshatit Dukat në Vlorë vijon të jetë aktiv, ndërsa thuhet se po përparon drejt Llogarasë.
Sipas gazetarit, pritet që nga momenti në moment të nisë operacioni nga ajri me helikopter, pasi ndërhyrja nga terreni është shumë e vështirë.
“Sot jemi në një ditë të rrezikshme. Po tentohet të bëhet izolimi i vatrës së zjarrit në Dukat, por duket se lufta është e vështirë. Është luftë që po kryhet në pjesën e sipërme të malit, ku duket edhe reja e madhe e tymit. Pritet që të rifillojë operacioni nga ajri me helikopter. Në terren vështirësia është e madhe.”, raportoi Mehmeti.
Fotografia lart nga LSA: Tym dhe vatrat e zjarrit ne fshatin Gjorm te Vlores, ku zjarri ka shkrumbuar disa banesa dhe qindra hektare toke. Evakuimi i banoreve eshte bere nga ana e strukturave te zones, nderkohe qe zjarrvenia raportohet te jete i qellimshem. Prej disa ditesh Shqiperia eshte perfshire nga flaket, pothuajse ne te gjithe territorin e saj.