Nga Keze Kozeta Zylo
Në mjediset komode të restorantit Grand Marquis, Old Bridge, NJ, zbukuruar me dekore plot ngjyra të larmishme zonjat dhe zonjushat e fisshme vinin grupe grupe për të festuar Ditën e Gruas.
Grand Marquis është ndër vendet më të mira të dasmave dhe të banketeve në New Jersey që vendos standardet për luksin dhe elegancën për më shumë se 30 vjet.
Shoqata “Ana e Malit” mban emrin e trevës autoktone shqiptare me të njëjtin emër të Komunës së Ulqinit dhe grumbullon rreth vehtes kryesisht bashkatdhetarë të ardhur në SHBA nga kjo trevë, të cilët kanë interes të përbashkët dhe qëllim kryesor që të ndihmojnë vendlindjen dhe Atdheun, kurse në komunitetin ku jetojnë (New York, New Jersey etj.) të organizojnë në aspektin humanitar, kulturoro-argëtues dhe rekreativo-sportiv.
Dhe kjo shoqatë i ka mbajtur këto premtime më së miri duke i shërbyer Komunitetit dhe vendlindjes së tyre. Jemi krenarë që si TV “Alba Life” i kemi ndjekur pothuajse të gjitha aktivitetet e tyre.
Kjo ditë e bukur Marsi, dallandyshe e pranverës, është një festë tradicionale ku në çdo cep të globit ku ka shqiptarë festohet me aktivitete të ndryshme duke nderuar nënat, gjyshet motrat gratë shqiptare dhe kudo në botë. Nënat janë të shenjta, për botën, ato mund te jenë thjesht një nënë, por për familjen janë gjithë bota.
Dita e Gruas është një ditë ndërkombëtare ku në shumë vende të botës organizohen protesta ne mbrojtje të të drejtave të grave dhe motrave që dhunohen pamëshirë. E njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujtohet në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme në vende të botës.
Gjithmonë kam një kënaqësi të veçantë tek shikon nëpër vidio, foto, mjediset ku jetojnë, aktivitetet që organizojne me shumë elegancë, kulturë, shije plot klas dhe bukuri të pashoqe. Tavolinat ndrinin nga pemët me petale të bardha, të bukura, delikate si vetë gruaja, si vetë
Anamalaset. Pemët me lule qershie i shtonin dhomës elegancën e përsosur. Në këtë ditë krejtësisht të veçantë për Anamalaset duket sikur ke shkuar në një mini hollivud, për shkak të bukurisë së tyre dhe paraqitjes plot sharm.
Fjalen e pershendetjes e mbajti zonja Melinda Gjeloshi n/kryetare e Shoqatës Ana e Malit një grua e suksesshme dhe e integruar plot kulturë në Amerikë. Melinda Gjeloshi është një organizatore e zonja dhe ka një art komunikimi të mrekullueshëm. Zonja Gjeloshi iu uroi gjithë pjesëmarrësve, nënave, motrave, zonjave, zonjushave ta gëzojnë ditën e gruas dhe të nënave, sepse ato në botë janë një forcë e jashtëzakonshme e shoqërisë. Falënderoi zonjën Emmie Salaj, gruaja që bëri histori në Shoqatën “Ana e Malit” në Nju Jork, e cila para disa vitesh u zgjodh kryetare.
Grupi artistik “Barbana” intepretuan “Djal shqiptar” dhe “Valle e Ulqinit Final”. Kënduan Lisa Pilku Xhamadani vija vija, Arian Shpuza: Nënë, Emër i dashur për mua, Ilsi Ademi: Ky marak dhe m’ka shku mendja me u feju.
E ndezën atmosferën duke i dhënë emocione të veçanta artistët e shquar Albërije Hadërgjonaj, Agim Gërbeshi dhe 4 Yjet. Zëri i tyre melodioz, intepretimi brilant i japin dhe më shumë ton festës dhe natyrisht dhe më gjallëri dhe bukuri. Yjet kurdoherë ndrijnë.
U nderuan me mirënjohje zonjat Mary Camaj, Besiana Kurti dhe Anesa Nuti.
Në fund disa biznese shqiptare me dhurata të ëmuara përdorën Raffle për shortin me të mirë.
Ishte një mbrëmje festive, mbresëlënëse që gjithmonë do të kujtohet me nostalgji dhe dashuri.
Së shpejti TV “Alba Life” me themelues dhe producent z.Qemal Zylo do të sjelli kronikën e përgatitur dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.
9 mars, 2024
New Jersey