Zagreb, 12 janar 2025 – Zoran Milanoviq është zgjedhur përsëri President i Kroacisë. Ai e ka fituar mandatin e dytë me një fitore spektakulare ndaj rivalit të tij, Dragan Primorac, në raundin e dytë të zgjedhjeve, të dielën.
Sipas rezultateve zyrtare, Milanoviq i ka fituar 74 për qind të votave, ndërsa Primorac vetëm 26 për qind.
“Kjo është një ditë e madhe për mua. Unë e shoh këtë fitore si vlerësim dhe si miratim të punës sime. Ky është mesazhi plebishitar i popullit kroat për të gjithë ata që duhet të dëgjojnë dhe po u kërkoj ta dëgjojnë”, ka thënë Milanoviq para mbështetësve të tij në Zagreb.
“Detyra ime është të jem i barabartë në çështjet e politikës së jashtme, sepse këtë e kërkon Kushtetuta. Kjo fitore më obligon ta thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili nuk është mbledhur prej tre vitesh, pa dëshirën time. Unë do të jem komandanti suprem për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, jo i barabartë, por i pari, sepse kështu thotë Kushtetuta. Ne duhet të ndajmë pak nga përgjegjësia që ka mbetur”, ka thënë ai.
Presidenti i Kroacisë ka rol kryesisht ceremonial. Ai nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve të mirastuara Nga Kuvendi, por ka komopetenca në sferën e politikës së jashtme dhe në çështjet e Mbrojtjes e të sigurisë në vend.
Gjatë mandatit të tij të parë si President, Millanoviq ka pasur kundërshti të mëdha me kryeministrin Andrej Plenkoviq për politikat e jashtme dhe për ështjet publike.
Vitet e fundit ai ka folur me një gjuhë populiste dhe shpesh fyese kundër kryeministrit Plenkoviq dhe kundër politikave të Bashkimit Evropian.
(r.m.)