Kryeministri Zoran Zaev ua uroj fitoren kundërshtarëve në këto zgjedhje (vendore), ndërsa tha se përgjegjësia është e tij.
Ai tha se jep dorëheqje nga posti i kryeministri por edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së, raporton SHENJA/lajmpress.
I zhgënjyer nga shumica e votuesve dhe nga ata që qëndruan në shtëpi, është shprehur lideri i LSDM-së dhe kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev.
Ai tha se e kanë zhgënjyer rezultatet të cilat sipas tij bënë që të zgjedhen për këshilltarë dhe kryetarë të komunave dhunues të Kuvendit më 27 prill të 2017-ës.
“Shpreh zhgënjim për veten dhe të gjithë, sepse shumica e qytetarëve, bashkë me ata që qëndruan në shtëpi i zgjodhën politikanët e njëjtë të cilët para katër vjetësh, të vetëm, në Kuvend, para syve të të gjithëve dëshiruan dhe u drejtuan që të vrasin. Disa nga ata dhunues madje janë zgjedhur për këshilltarë dhe kryetar të komunave të tjera dhe të Shkupit. Në këto zgjedhje madje pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit. U shoqëruan viktima dhe dhunues të 27 prillit, pa ndonjë arsye, për para dhe pushtet. E përmend këtë, sepse dua që të mbahet mend. Nuk është aspak i vështirë largimi nga politika. E vështira është ta mendosh vendimin e popullit, por, nejse!”, tha Zaev, transmeton TV21 Maqedoni.
Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa partitë politike kanë filluar me festat në komunat ku kandidatët e tyre kanë arritur fitore.
KSHZ ka filluar me publikimin e rezultateve të para për këto zgjedhje lokale, të cilat nga ana e tyre u vlerësuan si fer dhe demokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Komunën e Tetovës fitore ka shpallur kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Në Komunën e Gostivarit edhe një mandat kryetar do të jetë Arben Taravari, ndërsa në Çair BDI ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre, Visar Ganiu.
Në Komunën e Strugës ka fituar Ramiz Merko, i cili edhe për katër vite tjera do të jetë kryetar komune, kurse poashtu edhe në Kërçovë kryetar komune do të jetë edhe një mandat Fatmir Dehari. Edhe Merko, edhe Dehari janë kandidatë nga partia BDI.
Në Komunën e Kumanovës fitore ka shpallur kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski, kundrejt kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilievski.
Kurse në Bashkinë e Shkupit fitore ka shpallur kandidatja e pavarur Danella Arsovska, e cila është përkrahur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Në garë për Bashkinë e Shkupit ajo ka qenë me kryetarin aktual Petre Shilegov.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit nga KSHZ dalja në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve lokale ka qenë mbi 48 përqind, raportoi lajmpress.
Arsovska: Kundërkandidati im në këto zgjedhje ishte edhe kryeministri në ikje
Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni ASH-AA, Danella Arsovska në konferencë për shtyp falënderoi qytetarët të cilët votuan për atë dhe kanë votuar për Arsovskën.
“Kundërkandati im në këto zgjedhje nuk ishte vetëm ish-kryetari i Bashkisës së Shkupit, Petre Shilegov por edhe kryeministri në ikje, Zoran Zaev”, tha Arsovska.
Ajo tha se Shkupi më në fund pas 30 viteve do të ketë grua në krye të këtij institucioni.
“E madhe është fitorja, mbi 20 mijë vota është diferenca dhe shpresoj nesër të gëzohemi për të ardhmen e re të Shkupit”, tha mes tjerash Arsovka.lajmpress
VMRO/DPMNE shpall fitoren në shumicën e komunave
Partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën (31 tetor) në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave nga shtabi i kësaj partie, Shkupi është fituar nga kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.
VMRO DPMNE: Populli vendosi për një të ardhme të re
“Pjesëmarrja masive ishte përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ditën e diel. Një ditë e trishtë për qeverinë jodemokratike të (kryeministrit, Zoran) Zaev, një ditë e fortë për vullnetin e popullit që vendosi për ndryshim dhe një të ardhme të re. Qeveria e Zoran Zaevit e tregoi fytyrën e saj jodemokratike në dritë të plotë. Nga njëra anë pushteti është në panik, në anën tjetër populli dhe vullneti i tij i lirë”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja.
Kjo parti ka shpallur fitore edhe në 15 komuna tjera.
LSDM: Qytetarët votuan lirshëm
Lidhja Social-Demokrate (LSDM) nuk e ka komentuar ende rezultatin zgjedhor, por në paraqitjen e parë më tepër ka komentuar procesin zgjedhor.
“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për t’i kompromentuar zgjedhjet me taktikat e tyre të regjimit dështuan”, tha në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të kompromentuar zgjedhjet me taktikat e tyre të regjimit dështuan. I tillë ishte rasti me Gjorçe Petrov, Koçan dhe Makedonska Kamenica. Aty VMRO-DPMNE me taktikat e saj të regjimit tentoi të ndikojë në vullnetin e votuesve. Por, qytetarët votuan lirshëm dhe vullneti i tyre zgjedhor nuk u vu në dyshim”, tha Kuzevska.
BDI-ja shpalli fitoren në shtatë komuna
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) balotazhin për zgjedhjet lokale e ka vlerësuar si demokratik ndërsa publikoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna.
“Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në Haraçinë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Lëvizja BESA shpalli fitoren në Tetovë dhe Zhelinë
Lëvizja Besa ka shpallur fitoren në Tetovë, ku sipas Arjanit Hoxhës nga kjo parti, kryetar i ri i komunës do të jetë Bilall Kasami, i cili sipas tij ka fituar bindshëm kandidaten e BDI-së, Teuta Arifi.
“Lodhja e tetovarëve nga qeverisja katastrofale tetëvjeçare e BDI-së, ka bërë që fitorja jonë dhe oferta për një Tetovë ndryshe të jetë arsyeja e fitores tonë”, ka deklaruar Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.
Kjo parti ka fituar edhe në komunën e Zhelinës, një komunë rurale kjo në rajonin e Tetovës.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka shpallur rezultatet pasi në disa komuna ende procesi ivotimit nuk ka përfunduar për shkak të vonesave teknike që pati zgjatë ditës.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
“Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski./REL/