Prishtinë, 9 tetor 2023 – Zëvendësministri në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviqit, po vazhdoon publikimin e dokumenteve që, sipas tij, dëshmojnë vjedhjet e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.
Radomiroviq ka publikuar së fundi një dokument sipas të cilit Zoran Todiq, kur ka qenë kryetar i Lepsaviqit, ka paguar 15 mijë euro për perde.
“Perde në komunën e Leposaviqit për 15 mij euro, e pabesueshme. Një tjetër në një seri grabitjesh në listën e zezë”, ka thënë ai.
Radomiroviq ka thënë se Qeveria e Kosovës ka investuar shumë para në komunat veriore për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet, por paratë e ndara për këto komuna janë vjedhur nga drejtues të Listës Serbe, të cilët kanë blerë prona në Serbi dhe në Mal të Zi.
“Më tej do të shihni se Qeveria e Kosovës ka investuar shumë para në veri të Kosovës, për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet. Fatkeqësisht, ato para u përdorën për Slavko Simiqin, Todiq. Ivan Milojeviq, ata blen prona të shumta në Serbi dhe Mal të Zi”, thekson mes tjerash ai.
Radomiroviq ka thënë se Qeveria Kosovës ka dhënë para për investime të ndryshme në veri, por udhëheqësit e atëhershëm të komunës së Leposaviqit nuk kanë realizuar asgjë.
Ai ksa theksuar se Zoran Todiq, Slavko Simiq e Ivan Milojeviq kanë kryer krime të shumta ekonomike.
“Nëse vazhdojmë kështu, do të na duhen disa vite për të publikuar gjithçka. Ftojmë të gjithë gazetarët e pavarur që të vizitojnë komunën e Leposaviqit, ata do të mund të njihen me shkallën e plaçkitjes së qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës nga Zoran Todiq, Slavko Simiq, Ivan Milojeviq”, ka deklaruar ai.
Radomiroviq ka thënë se në komunën e Leposaviqit është nënshkruar vendim për blerjen e traktorëve me çmim mijëra eurosh, ndërsa çmimi real i tyre ka qenë rreth 900 euro.
Ai e ka publikuar edhe një dokument ku thuhet se Serbia e ka financuar një shkolle në komunën e Leposaviqit, ndërsa Qeveria e Kosovës i kishte ndarë për atë shkollë mbi 100 mijë euro.
Zëvendësministri Radomiroviq ka paralajmëruar se do të vazhdojë publikimin e shumë dokumenteve të tjera që dëshmojnë keqpërdorimet që janë bërë nga udhëheqësit e Listës Serbe në pjesën veriore të Kosovës.
(r.m.)