Prishtinë, 5 janar 2022 – Artan Murati, këshilltar i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se, në ditët e fundit të vitit që shkoi, Qeveria e Kosovës e ka miratuar koncept-dokumentin për Shtetësinë, prej të cilit do të burojë Ligji i ri për Shtetësinë.
Murati, në një postim në Facebook, se në koncept-dokument është përfshirë propozimi i Zyrës së Presidentes së Kosovës që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me shtetësinë e Kosovës.
Ai ka shkruar se me ligjin e ri për shtetësinë, shtetësinë e Kosovës do të mund ta fitojnë të gjithë shqiptarët që kanë qëndruar në Kosovë së paku 5 vjet.
Postimi i plotë:
Me 29 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Shtetësinë.
Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyres së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim.
(r.m.)
Presidentja e Nderuar e Republikes se Kosoves-DARDANISE, z,Vjosa Osmani se bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti po e tregojne Vazhdimesine Shqiptare te Shqiptareve kudo ndodhen. Me Lidhjen e Prizrenit nisi te Ngrihet e te Njihet per tu Krijuar Shteti i Vertete i Shqiptareve ne te gjitha Trojet Etnike!
Me Deshmine dhe Dinjitetin Shqiptar SOt nga Udheheqesit e REpublikes se Kosoves-DARDANIS; DUHET TE EDUKOHEN ME DINJITET DHE ATA TE TJERE POLITIKANE E QEVERITARE PER SHQIPERINE E TROJEVE ETNIKE!!