Zyra e Prokurorit të Specialiazuar ngre aktakuzë ndaj Isni Kilajt

Hagë, 19 korrik 2024 – Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se në gjykatë e ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Isni Kilajt, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kilaj ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar si i dyshuar për pengim të drejtësisë. Në maj të këtij viti, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ishte si i dyshuar. Si kusht paraprak për lirim ishte një garanci financiare prej 30 mijë eurosh.

Me rastin e lirimit të tij, ishte bërë e ditur se ishte pezulluar kërkesa e shqyrtimit të aktakuzës ndaj tij, me paralajmërimin se ndaj tij do të paraqitej një aktakuzë e ndryshuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se e ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar, siç ishte paralajmëruar, por atë nuk e ka bërë publike ende.

“Në vazhdim të njoftimit të mëparshëm lidhur me çështjen Kilaj në muajin maj, më 18 korrik ZSP-ja ka njoftuar publikisht Gjykatësen e Procedurës Paraprake se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Isni Kilajt. Njoftimi, i cili nuk përfshin detaje të mëtejshme, është i disponueshëm këtu”, bëhet e ditur në njoftimin e Speciales.

Isni Kilaj ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin se ka kryer veprave penale “pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “shkelje e sekretit të procedurave”.

(r.m.)