Nga Beqir SINA – New York
QUEENS, NY: Këshilltari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, sponsorizoi mbrëmë një Darkë të Iftarit në ditën e 11 të muajti të agjerimit – Ramazan, me ushqimin e përgatitur nga kompania e bisnesmenit, shqiptaro-amerikan Premtim Gjonbalaj – i firmës Butler Hospitality, duke nderuar dhe festuar me komunitetin mysliman në Xhaminë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, New York.
Duke respektuar numërin e kufizuar të njerëzve, distancimin dhe maskat morën pjesë udhëheqës të kësaj xhamie, imam Edin Gjoni, Imam Isuf Balaj, Ahmet Velaj – Kryetari i Këshillit të Xhamisë, sekretarët, nën kryetari dhe anëtarë të Këshillit të xhamisë, përfaqësues të Bashkësisë Islame në komunitet dhe dhjetra besimtarë. Mbasi kryen faljen u drejtuan te tryezat e shtruara, dhe mbushur plot me ushqime, ëmbëlsira dhe fruta e pije të freskta.
Iftari simbas traditës islame u shtrua pas çastit të këndimit të ezanit të akshamit, pas të cilit ishin edhe lutjet dhe urimet drejtuar njëri-tjetrit për një agjërim të pranuar dhe iftar të këndshëm të cilat ishin të pranishme te çdo besimtar.
Ajo që binte në sy dukshëm te çdo besimtar ishte vullneti, gëzimi dhe dëshira e mirë e këtyre besimtarve, të cilët shfaqen tepër të entuziazmuar, të shijonin këtë vakt iftari në shoqërinë e mysafirve të nderuar.
Në mesin e pjesmarrësve në darkën e Iftarit, ishin të ftuar dhe disa zyrtar të lart vendor, anëtar të Këshillit të Bashkisë së qytetit, diplomatët në NY, Ambasadori i Malit të zi, i Kosovës dhe Shqipërisë, lider e veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar.
Përfshirë edhe Këshilltarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Robert Holden, dhe stafin e tij, Ambasadori Milorad Stamatoviç, Ambasadore Besiana Kadare, Ambasdor Frymëzim Isufaj, Profesor Elez Osmani, Kryetari i Shoqatës “Atlantiku” Gani Shehu, Kryetari i Shoqatës Kraja Mirsad Kovaçi, Kryetari i Shoqatës “Ana Malit” Safet Llolla, Qazim Xhaferoviç, e tjerë.
Faljen përshëndetse e mbajti Imam Ef. Edin Gjoni, i cili njëhereshit, është dhe Krye/Imami i Xhamisë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, Neë York, një nga lagjet ku më së shumti jetojnë shqiptarët musliman që vijnë nga këto treva, në Mal të Zi, ( Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, dhe Plava e Gucia).
Imam Ef. Edin Gjoni, duke folur për rëndësinë që ka Muaji i Ramazanit, theksojë se agjërimi 30 ditë është muaji që si besimtarët mundohen t’i afrohen Zotit të Madh dhe të Plotëfuqishëm, por edhe t’i afrohemi edhe më shumë njeri tjetrit, u shpreh ai..
“Ky është Muaji i Agjerimit që ne mundohemi t’ hapim shpirtërat tona, edhe ma tepër me njëri tjetrin. Prandaj largohemi pak edhe prej të këqijave dhe ushqimit të tepërt, dhe asaj botës materiale për t’ju përkushtuar ma tepër asaj botës humane dhe shpirtërore.
Aq edhe ma mirë është rasti kur neve aftësi dhe mundësi që të takohemi dhe të shoqërohemi edhe pak me tepër njeri tjetrin. Dhe, nuk ka rast ma të mirë që të takohena së bashku në nji natë Iftari, që t’a ndajmë atë buk së bashku atë dashuri dhe mirëkuptim me njeri tjetrin së bashku”.
Më tej Imam Ef. Edin Gjoni, po ashtu shfrytëzojë këtë vakt që ndërkohë t’i faleminderohej në sponsorizimin e këtij Iftari, Këshilltarin democrat i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, me ushqimin e përgatitur nga kompania e bisnesmenit, shqiptaro-amerikan Premtim Gjonbalaj – i firmës Butler Hospitality, dhe mysafirve të nderuar.
Këshilltari democrat i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, i cili drejtojë fjalimet tha se me rastin e Muajit të Ramazanit kishte kenaqesine qe ne bashkepunim me Imam Edin Gjonin dhe Anetarin e Keshillit Bashkiak të New Yorkut Robert Holden qe perfaqeson zonen e Queensit, të vizitonin dhe të shperndanin mbi 200 kuti me ushqime, maska dhe dizifektant për duar per besimtaret e Qendres Islamike Shqiptaro Amerikane ne Queens.
Po ashtu ai tha se më pas ne mbremje me ftesën e Imam Edin Gjonit, erdhën të marrim pjese ne Iftarin e shtruar me udheheqes fetare, ambasadore, pjesetare nga komuniteti dhe anetare të kesaj qendre, u uruar të gjithë besimtareve nje muaj të begate dhe agjerim të lehte ne kete muaj të shenjte.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Robert Holden që përfaqëson zonën e Queensit,, shprehu lavdërimin dhe respektin e tij për komunitetin musliman në këtë zonë duke treguar se ishte shumë i njohur me Iftar mbasi kishte marrë pjesë për shumë vite gjatë mandateve të tija në disa Iftare në komunitetet myslimane në qytetin e Queensit-NYC.
“Iftari po rritet dhe besoj të vazhdojë të jetë një ngjarje e rëndësishme për strukturën dhe integritetin e qytetit, në përpjekjet e ardhshme të ndihmës dhe zhvillimit për të ndihmuar njerëzit në nevojë në qytetin tonë të dashur” tha Holden.
Në çështje që lidhen me komunitetin mysliman të qytetit Queens, zonën Glendale, këshilltari Holden, premtojë ndihmën e tij për ndërtimin e një xhamie të re në atë zonë .
Besimtarve të kësaj qëndre, dhe të gjithë besimtareve shqiptar mysliman, ua uruan muajin e agjerimit Ramazanin, edhe këshilltari Robert Holden, Ambasador Stamatoviç, Ambasador Besiana Kadare, Ambasdor Frymëzim Isufaj, Kryetari i Shoqatës “Atlantiku” Gani Shehu, Premtim Gjonbalaj – i firmës Butler Hospitality, duke uruar për një muaj të begate dhe agjerim të lehtë në këtë muaj të shenjtë, për çdo besimtar.
Ahmet Velaj – Kryetari i Këshillit të Xhamisë « Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane » në Queens , NY, Glendale, në cilësinë e mikëpritësit, tha se : “ Unë në emrin tim personal dhe në emër të Këshillit të xhamis shqiptare ju Faleminderoj të gjithvë për pjesëmarrjen në këtë mbrëmje Iftari – Ishte një mbrëmje e mirë dhe bukur për të gjithë ne” tha ai.
Ramazani është muaji më i shenjtë i kalendarit islamik (muaji i nëntë). Çdo ditë gjatë këtij muaji, myslimanët në të gjithë botën abstenojnë nga ushqimi dhe pijet midis lindjes dhe perëndimit të diellit. Ata gjithashtu inkurajohen të japin bujarisht dhe të kujdesen për njerëzit e tjerë për të përdorur disa nga vuajtjet e tyre. Myslimanët gjithashtu janë të ngallëzyar të ndajnë ushqim me fqinjët dhe miqtë myslimanë dhe jomyslimanë. Në shumë vende myslimane ekziston një traditë e organizimit të kuzhinave ushqimore falas për njerëzit e varfër gjatë Ramazanit. Në vende të ndryshme, shumë myslimanë bëhen vullnetarë ose dhurojnë për bamirësi lokale ose pako ushqimore.