Bruksel, 14 qershor 2023 – Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kërkuar dorëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për shkak të qasjes së tij ndaj Kosovës.
“Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.
Mr @JosepBorrellF, so you want to sanction a country whose #police officers are lured out by an armed civilian and then kidnapped by units of a foreign state, but appease the country that executes such crimes outside its own territory? Resign before you do more damage. You are a…
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 14, 2023
Zonja Schneeberger, duke marrë shkas nga kidnapimi i tre policëve kosovarë nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, e ka akuzuar Borrellin se po dëshiron ta sanksionojë Kosovën, ndërsa po e përkëdhel Serbinë, e cila po “kryen krime” në Kosovë.
“Zoti, Josep Borrel, ju dëshironi ta sanksiononi një shtet të cilit i janë kidnapuar tre policë nga njësitë e Serbisë, ndërsa këtë të fundit po e përkëdhelni derisa kryen krime jashtë territorit të saj”, ka thënë ajo.
Më herët, politikania austriake ka reaguar lidhur me raportimet se BE po planifikon të vendosë sanksione ndaj Kosovës.
“Pse po sanksionohet Kosova? Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit? Apo për shkak se Kosova nuk do ta lejojë veten të shndërrohet në një kukull për t’u gjykuar nga autokratët?”, ka shkruar ajo.
Zonja Schneeberger ka thënë se është Serbia ajo që duhet të sanksonhet nga BE-ja dhe jo Kosova.
“Kjo vendosmëri dhe ashpërsi duhet të demonstrohet dhe është shumë e nevojshme kundër Vuçiqit e jo kundër Kosovës, e cila nuk po përpiqet t’i përdorë të gjitha llojet e dredhive për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët e saj”, ka shkruar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.
Ajo ka pyetur krerët e BE-së të tregojnë se çfarë sanksionesh po planifikohen kundër Serbisë e cila është ppëërgjegjëse për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.
“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktimin e krizës duke i tërhequr serbët lokal nga institucionet, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja, duke i bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s?”, ka pyetur ajo Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
"Exklusiv: EU bereitet Sanktionspaket gegen Kosovo vor"
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 13, 2023
Welche Sanktionen sind gegen #Serbien geplant, für die Verursachung dieser Krise durch Rückzug aus den Institutionen, Auslösung von Neuwahlen, Boykott der Wahlen und gewalttätige Angriffe auf NATO-Friedenstruppen?…
(r.m.)